Këlliçi e pyet a ka bërë fushatë në landfill, Balluku me të qeshura: S'ja kam lejuar vetes, më ke ndjekur këmba-këmbës!
Në seancën e Komisionit Hetimor për incineratorët ku po vijon prej orësh dëshmia e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk munguan dhe batutat.
Deputeti Belind Këlliçi i cili e ka ndjekur gjerësisht këtë çështje, me fokus të veçantë incineratorin e Tiranës, e pyeti ministren nëse ka bërë takim elektoral në landfill gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
Në përgjigje Balluku tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë pasi e ka ndjekur këmba-këmbës.
Kujtojmë që si Këlliçi dhe Balluku janë deputetë të zonës së Kombinatit.
Belind Këlliçi: A keni zhvilluar takim elektoral brenda në Landfill dhe a keni marrë suport nga koncesionari i Tiranës?
Belinda Balluku: Nuk ia kam lejuar vetes të futesha në landifll duke qenë se kisha konflikt interesi dhe ti më ke ndjekur këmba-këmbës për të më kapur në konflikt interesi, po s'ia ke dalë, kjo ishte për mbyllje dhe sigurisht nuk kam marrë asnjë mbështetje financiare nga ndonjë subjekt që mund të kem konflikt interesi dhe e deklaroj me përgjegjësi të plotë,
Jorida Tabaku: Ta kishe bërë këtë koment më parë që të kishin qeshur dhe disa kolegë që s'iu kishte qeshur buza më parë.
