Zjarrfikësit protestë për orët e natës, Bajrami: Na plotësoni kushtet që të rikthehemi në punë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2022, 18:20
Sindikata e Zjarrfikëseve ka paralajmëruar protestë me 3 mars nëse qeveria nuk miraton VKM për tu paguar orët e natës.
Kryetari i Sindikatës, Bledar Bajrami, tha se zjarrfikësit nga i gjithë vendi do të mblidhen në Tiranë në këtë datë, ndërsa apeloi qeverinë për reflektim.
Në fushatë hyn edhe fustani fër-fër-fër i Yuri Kim
21 Shkurt, 18:18
"Duke parë mosrealizimin e kërkesave tona në datën 3 mars njoftojmë protestë. Të gjithë zjarrfikësit e Shqipërisë do të mblidhen në Tiranë me uniforma zjarri jo uniformë shteti pa stemë. Duam VKM 350, duam orët e natës. Nëse qeveria i plotëson para kësaj date kushtet tona protesta anulohet, në rast të kundërt ne jemi një orë para parlamentit dhe një orë para Kryeministrisë.

