Shqipëria në krah të Ukrainës, dënon njohjen nga Rusia të pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut

Shqipëria dënon njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut.

Në një reagim, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shkruan se kjo është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, e marrëveshjes së Minskut si dhe një shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

Xhaçka thekson se Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.

Nga ana e tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se Shqipëria do të jetë në mbështetje ndaj partnerëve tanë ukrainas

"Njohja e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, nga ana e Putin, dhe njëherë konfirmoi qartazi skenarin rus për dhunimin e të drejtës ndërkombëtare dhe shkeljen e sovranitetit ukrainas. Kjo lëvizje ogurzezë do sjellë më shumë paqartësi për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ukrainë, por dhe në tërë kontinentin europian. Ne do qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen ndaj partnerëve tanë ukrainas, ndërkohë që Aleanca e NATO-s është më e bashkuar se kurrë"

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi sot se ka nënshkruar dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Rreth vendimit për të njohur rajonet Donetsk dhe Luhansk është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz, është thënë në deklaratën e Kremlinit.