Ju flet Moska - Erion Veliaj, i vetmi kryebashkiak në botë që vë kioska në vijat e bardha
‘Erion Veliaj, i vetmi kryebashkiak në botë që vë kioska në vijat e bardha’ ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Në të gjitha ekranet që janë vendosur në vende publike nga bashkia e Tiranës, do të shihni të shfaqet një njoftim “Tirana kryeqyteti evropian i rinisë”.
Veliajt i pëlqen që të shfaqet sikur nën drejtimi ne tij në qytet bëhen arritje globale. Të gjitha këto bëhen me pagesa, sigurisht që paguhet ma paratë e taksapaguesve.
Tirana është i vetmi qytet në vendet e BE-së dhe vendet kandidate ku vihen kioska te vijat e bardha. Kalimtarët duke kaluar vijat e bardha përplasen me kioskën.
Këto kioska bëjnë xhiro më shumë sesa lokalet që janë vërdallë. Këto kioska shesin çdo gjë përpos kafes, sheshin edhe cigare.
Kjo kompania që i ka këto kioska nuk ka transparencë se sa paguan për këto. Paguhet 15 mijë lekë të vjetra metri katrorë në muaj. Kioska vetë ka zënë rreth 5 metra pa aksesorët.
Veliaj thotë mos shikoni realitetin, por shikoni ekranet sepse aty është një realitet tjetër, ku Tirana nuk ekziston në realitetin që ecim dhe jetojmë ne. Është Tirana e sajuar në 3D.
Problemi i madh është se të gjitha këto bëhen duke përdorur paratë tona si taksapagues. Një kompani që i ka në pronësi këto vazhdon dhe i shton duke vjedhur para publike.

