Ndahet nga jeta mjeku dhe ish-drejtuesi i PD-së Korçë, Thoma Nini

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë mjeku Thoma Nini. Për gati tre dekada Nini shërbeu me përkushtim si mjek pneumofiziatër në spitalin e Korçës.

Thoma Nini ishte prej themeluesve të degës së PD-së së Korçës dhe kreu i saj për disa vite, ndërsa kandidoi nën siglën e PD-së në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

Pas vitit 2006, Nini u emërua Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik, detyrë të cilën e mbajti për 4 vite.

Pas përfundimit të mandatit si diplomat Thoma Nini u rikthye në spitalin e Korçës ku punoi derisa doli në pension.