Prençi: Policia ka nivelin e më ulët të besueshmërisë te opinioni, krimi i lidhur me drejtorët

Në “Drejt” nga Luan Rama, ish drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi u shpreh se Policia e Shtetit rreth vitit 2013 kishte nivel të ulët besueshmërie te opinioni publik.

Sipas tij, sot besimi te policia e shtetit është nën 45% dhe se krimi nuk mbështetet nga polici i thjeshtë, por drejtorët e lartë.

Prençi: Policia e Shtetit rreth vitit 2013 kishte nivel të ulët besueshmërie te opinioni publik. Akoma nuk i përmbushim standardet e BE për raportin polici-banorë. Me përjashtim të vitit 2015, besimi ka shkuar në rënie. Sot besimi është nën 45%, një nga arsyet menaxhimi i pandemisë nga policia, vrasja e Klodian Rashës.

Procedimet penale brenda radhëve të policisë në rritje. Ka implikim në krimin e organizuar. Krimi nuk mbështetet nga polici i thjeshtë, por drejtorët. Drejtorët po ndërrohen një në tre muaj se nuk shkojnë mirë me drejtuesit politik të qarqeve. Në 2020, 330 polic të arrestuar e proceduar.