Zagani: Në Elbasan drejtori i policisë me precedencë penalë, u emërua me telefon nga restoranti

Në “Drejt” nga Luan Rama, ish-drejtuesi i policisë në Vlorë, Dritan Zagani u shpreh se nuk janë të gjithë policët apo drejtorët të korruptuar.

Sipas tij, në Elbasan edhe pse me precedencë penale në Itali, drejtori u emërua me telefon nga restoranti, nga drejtuesi politik dhe deputeti bashkëpunues me pushtetin.

Zagani: Nuk janë të gjithë policët apo drejtorët të korruptuar. U mendua se me ardhjen e socialistëve policia do lihej të bënte punën e saj, por nuk ndodhi kështu. Ka zhgënjim. Më erdhi mirë që në krye te policisë erdhi Nano, po shpresa është e pakët se ndikon krimi dhe politika.

Drejtues policie të bën deputeti. Në Elbasan edhe pse me precedencë penale në Itali, drejtori u emërua me telefon nga restoranti, nga drejtuesi politik dhe deputeti bashkëpunues me pushtetin. I thanë na duhesh për zgjedhje.