Aksident me vdekje në Divjakë, humb jetën 69 vjeçarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen sotme në fshatin Mizë në Divjakë, ku si pasojë një grua ka humbur jetën.

Policia bën me dije se shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Porche" ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes

"Sot rreth orës 20:30, në fshatin Mizë, shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Porche" ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes."- njofton policia.

40 vjeçari është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.