Bardhi: Hall i përbashkët, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz non grata
Pas deklarata të ambasadores amerikane në vendin tonë Yur Kim ka reagur edhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Ai përmes një reagimi në Twitter është shprehur se PS dhe koalicioni “Shtëpia e lirisë” ka pas njerëz të shpallur non-grata nga SHBA për korrupsion.
Bardhi thekson se sulmi i sotëm ndaj SHBA-së nga kahu i Berishës është solidarizim me non gratat e kryeministrit Edi Rama.
Bardhi: 2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion. Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës. Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës. Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!

