“Incineratori i Elbasanit nuk ka çmim të energjisë” Balluku: Duhet të përcaktohet nga ERE

Ministrja për Infrastrukturën Belinda Balluku është duke dëshmuar ditën e sotme në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Ajo është pyetur lidhur me prodhimin e energjisë elektrike në këto impiante dhe dalja e saj në treg nga inceneratorët.

Ndërkohë, Balluku u shpreh se është ERE ajo që vendos çmimin dhe se kjo gjë nuk është në kompetencat e ministrisë së saj.

Pjesë nga debatet: 

Bushati: Kam këtu tekstin e ministrit të Energjitikës për Elbasanit. A do të bëni një nismë ligjore për Fierin?

Balluku: Ju doni një përgjigje tjetër, por nuk ua bëj këtë favor. Nuk ju ndihmoj dot. E konsideroj si një nga arritjet më të mëdha se do të prodhohet energji, nga malet  e plehrave do të kemi burim energjie te pastër që do të shëndoshë financat e bashkive.

Bushati: Impianti i Elbasanit nuk ka çmim të energjisë që prodhon. A ndiheni përgjegjëse për këtë fakt?

Balluku: Nuk ndihem përgjegjëse dhe pushtetet janë të ndara. Ministria as nuk merr përsipër t’i bëjë përsipër ERE-s kur do nxjerrë çmimin. Ka pasur një proces me ERE, me shkresën e saj kemi një vendim të gjykatës e cila ka pranuar detyrimin e ERE të përcaktojë çmimin. I kemi ri kërkuar ERE për përcaktimin e çmimin, kjo është detyra e ministrisë së Infrastrukturës. ERE është rregullator, jo ministria e Infrastrukturës. Shpresoj që ERE ta përcaktojë sa më shpejt çmimin.

Bushati: Pse nuk ka dalë në treg kur energjia sot është shumë e lartë?

Balluku: Dalja në treg të lirë duhet bërë në parametrat e legjitimitetit. Dy ditë para dorëzimit të impiantit te bashkia, është vendosur në sekuestro. Do të përdoret sa më shpejt.