Tensionet në Ukrainë, Gjeta: Rusia synon destabilizimin e Ballkanit, mund të ndizen konfliktet e ngrira


Politogolu Altin Gjeta, është shprehur se nëse kriza në Ukrainë përshkallëzohet drejt një konflikti të hapur, kjo krizë mund të reflektohet edhe në Ballkanin Perëndimor, ku si sipas tij ka disa konflikte të ngrira.

Në një intervistë për RTV Ora, Gjeta tha se Ballkani Perëndimor mund të bëhet më i hapur ndaj ndikimit rus, i cili synon që ta destabilizojë Ballkanin.

Altin Gjeta: Nëse kriza në Ukrainë përshkallëzohet drejt një konflikti të hapur, dhe triumfon ideja e shkëputjes së territoreve me mazhorancë ruse nga Ukraina, ko krizë mund të reflektohet edhe në Ballkanin Perëndimor ku ka disa konflikte të ngrira të cilat mund të bëhen të nxehta.

Nëse koncepti perëndimor i shteteve multietnike dështon në Ukrainë atëherë dështon edhe në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor mund të bëhet më i hapur ndaj ndikimit rus, i cili synon që ta destabilizojë Ballkanin. 

Ai thotë se thelbi i krizës në Ukrainë është konceptual, ndërsa shpreson që të ‘triumfojë’ koncepti perëndimor në mënyrë që shtetet e lira mos të ndikohen shtetet e tjera.

Altin Gjeta: Thelbi i krizës në Ukrainë është konceptual. Nga njëra anë kemi Rusinë që kërkon të rrisë influencën e vet në kufijtë mes Europës dhe Azisë, të garantojë një lloj influence dhe nga ana tjetër kemi konceptin perëndimor të shteteve demokratike, liberale, multi etnike dhe mendoj se në lojë është kjo përplasje e madhe mes dy koncepteve të ndryshme dhe urojmë që për interesin për paqen në BP, dhe për interesin e shqiptarëve të triumfojë koncepti perëndimor i shteteve të lira nga çdo ndikim i huaj.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti Anila Kolgjini.