Paguan incineratorin pa punë, Cani: Pagesa e parë duhet të bëhej vetëm pasi inceneratori të vendosej në punë

“Pagesa e parë ndaj incineratorit duhet të bëhej vetëm pasi ai të vihej në funksion”. Këtë argument paraqiti ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani në Komisionin Hetimor , ku bëri të ditur arsyen pse nuk dha miratimin e tij.
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi në Komisiomin Hetimor për incineratorët se ka refuzuar procedurat e ndjekura për ndërtimin e incineratorëve të Elbasanit dhe Fierit, pasi kishin mospërputhje me ligjin.
Cani tha se në kohën kur ishte ministër ka kërkuar që incineratori i Elbasanit të vihej fillimisht në punë dhe më pas të bëheshin pagesat, gjë e cila nuk ndodhi.
"Po ky ishte mendimi i Ministrisë së Financave, që të vihej në punë, të shihej eficenca. Ne ja dhamë miratimin, kjo ishte një kërkesë që shihe gjatë negociatave, mundësisht vendos që pagesa e parë do të bëhet pasi ta vësh në punë."
Sipas tij nuk është dhënë një miratim final për këtë procedurë, pasi Ministria e Financave nuk e kishte tagrin për të refuzuar zhvillimin e projektit.

