Kancelari gjerman dënon planin e Putin për të njohur rajonet ukrainase
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar planet e presidentit rus Vladimir Putin për të njohur Republikë Popullore të Doneskut dhe Luhanskut si shtete të pavarura
"Një hap i tillë do të ishte në kundërshtim të plotë me Marrëveshjet e Minskut për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainën lindore dhe do të ishte një shkelje e njëanshme e këtyre marrëveshjeve nga ana e Rusisë.” në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë bisedës telefonike, Scholz i bëri thirrje Putinit "të de-përshkallëzojë menjëherë situatën dhe të tërheqë forcat masive nga kufiri me Ukrainën.
Ai theksoi se tani është veçanërisht e rëndësishme të respektohet armëpushimi në Ukrainën lindore.
Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi sot se ka nënshkruar dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Rreth vendimit për të njohur rajonet Donetsk dhe Luhansk është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz, është thënë në deklaratën e Kremlinit.
