Sako e Durrësit refuzon dëshminë: Përgjigjen do e merrni më 6 Mars
“Pagesa e parë ndaj incineratorit duhet të bëhej vetëm pasi ai të vihej në funksion”. Këtë argument paraqiti ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani në Komisionin Hetimor , ku bëri të ditur arsyen pse nuk dha miratimin e tij. Ndërkohë kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako refuzoi të dëshmojë, e për këtë u padit nga deputetët.Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, në dëshminë e tij tha se kishte komunikuar 2-3 herë me Klodian Zoton, i cili është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për incineratorët nga SPAK së bashku me Stela Gugalljan. Ndërsa Ministri Ahmetaj shmangu përgjigjen për takime të tilla, ndërsa mbrojti koncesionin e Tiranës, duke thënë se nuk ka marrë asnjëherë mbrojtje buxhetore por transfertë direkte.
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako braktisi Komisionin Hetimor parlamentar ku po jepte dëshminë e saj për incineratorët.
U largua pasi deputetët po e pyesnin për procedurat e ndjekura për kalimin e plehrave të Durrësit në inceneratorin e Sharrës.
Ajo akuzoi deputetët demokratë për arrogancë dhe fyerje, ndërsa disa prej pyetjeve të deputetëve të mazhorancës iu shmang.
"Me 6 mars do ti merrni përgjigjet."
Refuzimi i dëshmisë për incineratorët i kushtoi Sakos një padi e ngritur nga kryetarja e Komisonit, Jorida Tabaku.
"Kallëzim penal për zonjën Emiriana Sako që refuzon të dëshmojë."
Ndërkohë, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se ka refuzuar procedurat e ndjekura për ndërtimin e incineratorëve të Elbasanit dhe Fierit, pasi kishin mospërputhje me ligjin.
Cani tha se në kohën kur ishte ministër ka kërkuar që incineratori i Elbasanit të vihej fillimisht në punë dhe më pas të bëheshin pagesat, gjë e cila nuk ndodhi.
"Po ky ishte mendimi i Ministrisë së Financave, që të vihej në punë, të shihej eficenca. Ne ja dhamë miratimin, kjo ishte një kërkesë që shihe gjatë negociatave, mundësisht vendos që pagesa e parë do të bëhet pasi ta vësh në punë."
Sipas tij nuk është dhënë një miratim final për këtë procedurë, pasi Ministria e Financave nuk e kishte tagrin për të refuzuar zhvillimin e projektit.
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, në dëshminë e tij tha se kishte komunikuar 2-3 herë me Klodian Zoton, i cili është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për incineratorët nga SPAK së bashku me Stela Gugalljan.
Ndërsa Ministri Ahmetaj shmangu përgjigjen për takime të tilla, ndërsa mbrojti koncesionin e Tiranës, duke thënë se nuk ka marrë asnjëherë mbrojtje buxhetore por transfertë direkte.
