Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, RTV Ora mëson 2 kandidatët që çuan emrat në Kuvend

Sot pritet të publikohen nga kuvendi emrat e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Anëtari që do të zërë vendin e gjyqtarit Altin Binaj do të ketë mandate 9 vjeçar.

Burime nga RTV Ora bëjnë me dije dy prej emrave që kanë aplikuar.

Ai është Ardian Dvorani, ish kryetari i KED-së i përfshirë dhe në një debat gjyqësor me presidentin Ilir Meta.

Emri tjetër është prokurorja e Tiranës Elsa Mihaj, raporton gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi. 

Të gjithë emrat që kanë kandiduar do të shkojnë fillimisht në KED që do të bëjë vlerësim professional dhe do të bëjë renditjen në bazë të kritereve.

Më pas emrat do të hidhen për votim në parlament.

Për të votuar një emë duhen 84 vota. Nëse nuk arrihen votat atëherë Gjykata Kushtetuese zgjedh automatikisht të parin në listën që ka renditur KED.