Shkrimtarja: Marrëdhënia seksuale pa ndjenja është sëmundje

Për shkrimtaren nga Puka, Vjollca Sadiku, marrëdhënia seksuale pa ndjenja është sëmundje.

Në një intervistë në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, shkrimtarja shprehet kundër marrëdhënies seksuale nëse partnerët nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

Vjollca Sadiku: E quaj sëmundje që shkojnë te marrëdhënia seksuale para ndjenjave. Është varësi që kërkon të shkëputesh nga realiteti. Jeta është më e bukur kur je i dashuruar.  Nuk besoj te raportet intime pa dashuri. Pa u bërë muhabetet serioze nuk kalojmë te dashuria.