6 marsi, Spahiu: PS është karikuar, ka qenë gjithmonë gati për zgjedhje

Durrësi më 6 mars do t'i nënshtrohet zgjedhjeve të pjesshme lokale për të zgjedhur kryetaren e bashkisë. Emirjana Sako aktualisht kryetare në detyrë garon përballë Luan Hotit të PD dhe Ardian Mukës të "Shtëpisë së Lirisë."

Deputetja e PS për qarkun e Durrësit, Klotilda Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi u shpreh se këto janë zgjedhje që e kanë karikuar PS sepse edhe koha për fushatë është shumë e shkurtër.

Spahiu: Ne jemi munduar të bëjmë një analizë të hollësishme në çdo rajon, në çdo shtab për të parë dhe problematikat e për t'i dhënë zgjidhje. Organizimi i PS është i tillë që jemi gjithmonë gati për zgjedhje dhe mbi të gjitha këtë herë kemi e një motiv më shumë. Do të dëshiroja shumë që të kishim sa më shumë kandidate gra në drejtim të pushtetit lokal.

Spahiu tha se kanë një detyrim të madh ndaj qytetarëve durrsakë për t'iu përgjigjur kërkesave të tyre. Për sa i përket ankesave lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe procesin e rindërtimit në qarkun e Durrësit, Spahiu tha se problematikat janë evidente dhe të gjitha ankesat që vijnë nga qytetarët duhet të argumentohen nga ana profesionale.

Spahiu: Në mënyrë të vazhdueshme ne jemi përpjekur të sqarojmë dhe procesin e rindërtimit sidomos për të gjitha banesat dhe apartamentet që janë të dëmtimit DS4. Është menduar që një projekt i rindërtimit për të pasur të gjitha kriteret që duhen dhe një garë e hapur me kompanitë ndërtuese që marrin përsipër ta ndërrojnë objektin nuk është një proces i lehtë.

Afera e incineratorëve

Spahiu tha se nëse parimisht biem dakord për një qytet të pastër nuk mund të jemi kundër një modeli për pastrimin e qytetit.

Spahiu: Nëse ka apo jo abuzime dhe çfarë do ndodhë më tje unë do besoja te k institucionet që merren me këtë punë, së pari te drejtësia dhe të Gjykata. Ne kemi një komision hetimor parlamentar i cili po bën një punë shumë intensive. Unë i besoj komisionit edhe pse nuk është vendimmarrës dhe po bën një punë shumë intensive, sidomos opozita për të vënë në dukje nëse ka pasur apo jo shkelje.

Projekti për ndërtimin e Portit të  Durrësit

Berisha ka hedhur akuza se kompania Emaar Group është larguar dhe tani projekti është marrë nga disa kompani shqiptare offshore.

Spahiu  e mohoi një gjë të tillë.

Spahiu: Kompania nuk është larguar. Nëse zoti Berisha ka akuza ët tilla është mirë që t'i drejtohen SPAK-ut dhe Prokurorisë. Po krijohen të gjitha strukturat e nevojshme për tu marrë me këtë punë. Qëllimi ynë është që të fillojë sa më shpejt projekti,. Akuza të tilla do të ketë gjatë gjitha kohë, është detyrë e strukturave të veçanta të merren me to.

Spahiu shtoi se pushteti lokal duhet të investojë më tepër për të rinjtë. Sipas saj, nëse çohen përpara projektet e nisura, investimeve do t'ia shikojmë shumë shpejt frytet.