Aferat e incirenatorit të Tiranës: Paga deri në 7 mijë euro. Komisioni kërkon listpagesën e mediave që u paguan nga incineratori

Në Komisionin hetimor për incineratorin dëshmoi sot administratorja e Integreted Energy BV SPV, Ariola Kodra.

Gjatë dëshmisë administratorja pranoi se janë dhënë fonde për shpenzime publiciteti por dhe sponsorizime për shkollat, por nuk pranoi të japë detaje. Në këtë moment krah administratores kanë dalë dhe deputetët e PS-së.

Gjithashtu pranoi dhe pagesat për mediat për marketing dhe marrëdhëniet me Universitetin Bujqësor të Tiranës në sponsorizime projektesh.

Jorida Tabaku: Kompania e incineratorëve ka përdorur një fond prej 450 mijë dollarë për shpenzime publiciteti. Çfarë keni bërë publicitet.

Keni një fond prej 1.3 milionë për sponsorizime për shkolla dhe marrëveshje me shkollat, për çfarë është përdorur ky fond?

Ariola Kodra: Për shifrat që i referoheni Nuk i mbaj mend. Kontratat e sponsorizimit ka të drejtë të lidhë kontrata reklamash apo spote publicitare. Sponsorizimi për shkolla të ndryshme apo marrëveshje që kemi lidhur me universitete  

Jorida Tabaku: Për çfarë bën reklamë një kompani incineratorësh?

Ndërhyjnë deputetët socialistë: Çfarë lidhje ka kjo, O kryetare na shpjego dhe ne çfarë lidhje ka?

Jorida Tabaku: Një mesazh i përbashkët nxiti socialistët në kor. Për çfarë keni bërë pagesa për mediat dhe sponsorizime për shkollat. Shqetësimi im është që zonja Felaj na lexoi disa artikuj të disa profesorëve të nderuar të universitetit bujqësor. A janë blerë këto artikuj me fonde publike, dhe këto reklama?

Ariola Kodra: Sa I takon reklamave çdo subjekt ka të drejtë të blejë reklama në media apo protale të ndryshme. o kemi marrëveshje bashkëpunimi me Universitete të ndryshme të Tiranës.  Zona e trajtimit të mbetjeve është kthyer në “auditor studimi” ku studentët kryejnë praktika mësimore, e nuk ka të keqe këtu.

Jorida Tabaku: Me profesor Seitin keni marrëveshje konsulence?

Ariola Kodra: Me universitetin Bujqësor kemi një marrëveshje bashkëpunimi

Jorida Tabaku: Vendosni në dispozicion të komisionit hetimor listën e sponsorizimeve dhe shkollat dhe listën e pagesës së mediave, që më dalin 450 mijë euro.

Jorida Tabaku: Kam këtu pagat e kompanisë së incineratorit, në nivelin e 7 mijë euro, që janë 3 herë më të larta se mesatarja e tregut. Janë paga që paguhen me fonde publike.

Ndërhyjnë deputetët socialistë:Me çfarë statusi operon kompania juaj, shpk, Sha.

Jorida Tabaku: Pse pagat e incineratorit janë 3 herë më të larta se mesatarja e tregut.

Ariola Kodra: “Shoqëria është private dhe ka të drejtën të vendosë standardet e pagave në varësi të politikave të saj”

Jorida Tabaku: “Mos harrojmë janë 35 milionë euro që janë paguar me fonde publike për këtë kontratë incineratori. Ky është shqetësim. Këtu shohim si shpërdorohen fonde publike.

Ariola Kodra: Shoqëria nuk operon me fonde publike por me fonde private.

Jorida Tabaku: Shoqëria operon me fonde publike dhe do ua tregojë unë më vonë se si operon me fondet publike nga raportet e Ministrisë së Financave.