Berisha: Irfan Hysenbelliu, kapteri i Taulant Ballës që financon mediet me paratë e inceneratoreve, i specializuar për manipulim

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se , Irfan Hysenbelliu,” kapteri i Taulant Balles” që financon mediet me paratë e incineratoreve po mashtron për llogari të Ramës dhe Ballës

Denoncimi vjen lidhur me një video të publikuar nga ato që i cilëson si "mediet e Irfan Hysenbelliut" nga takimi i tij me demokratët e Durrësit.

Në lajmin e publikuar thuhej se “ish kryeministri Sali Berisha është pajtuar me punët e bëra nga ish kryebashkiaku i Durrës, Vangjush Dako”.

Por Berisha e cilëson këtë një manipulim të Irfan Hysenbelliut, të cilin ai e quan kapter të Taulant Ballës. Më tej Berisha shkruan se "Hysenbelliu" financon mediet me paratë e incineratorëve.

"Te specializuar per manipulim provash dhe genjeshtrash, ja si mashtron opinionin per llogari te njeriut qe genjen dhe kur fle, Irfan Hysenbelliu, kapterri i Taulant Balles qe financion mediat me parate e inceneratoreve!

Bashkangjitur keni videon origjinale me versionin e manipuluar nga mediaballa e Irfanit!" shkruan Berisha.

Bashkangjitur reagimit, Berisha ka postuar dhe videon reale të fjalimit të tij.

“Durrësi ka 22 vite që qeveriset nga socialistët. Nuk ka njeri që mund të thotë sot se Durrësi është më i mirë tani sesa ishte 22 vite më parë. Jo,” thotë Berisha në video.