Kryemadhi: Incineratorët kanë harxhuar miliona në udhëtime edhe në kohë pandemie

Përmes një postimi në Facebook kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar tabelat me pagesat e incineratorëve për fluturime.

Kryemadhi shkruan se këto pagesa me data dhe shume ekzakte, janë paguar me miliona për udhëtime edhe në kohë pandemie.

Kryemadhi: Që asnjëri të mos "harrojë", kur pyetet para SPAK, Komisionit Hetimor apo opinionit publik. Ja ku i keni, me data dhe shuma ekzakte, se si inceneratorët që gjasmë do të zgjidhnin emergjencën mjedisore, paskan harxhuar miliona për fluturime edhe në kohë pandemie!

Tabela 1/ Inceneratori i Tiranës: 80 milionë lekë të reja

Tabela 2/ Inceneratori i Fierit: 3 milionë lekë të reja

Tabela/ Inceneratori Elbasan: 7 milionë lekë të reja

Zoto: 94 milionë leke