“Skemë e pastrimit të parave”, Tabaku: Kompanitë e Zotos, Mërtirit e Gugalljas marrin pagesa nga fondet publike

Kryetarja e Komisionit Hetimor për incineratorët, Jorida Tabaku  e ka konsideruar një skemë të pastrimit të parave atë që po ndodh me inceneratorët në vend, kryesisht me atë të Tiranës dhe të Fierit.

Në një deklaratë për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Hetimor, për Tabakun mbrojtja përfaqësuesit e PS i ka bërë kompanisë është jo vetëm shkelje etike e morale por një vepër penale.

Tabaku: Në rastin e Tiranës kemi mbi 1 milion e 300 mijë euro për sponsorizime shkollash, kontrata konsulencash që kanë paguar pedagogë për të shkruar shkrime pozitive për incineratorin. Ajo që kuptuam sot nga incineratori i Tiranës janë skemat piramidale dhe pagesat e kompanive që zotërohen nga Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri.

Ajo që më ka çuditur është avokatia e kolegëve të PS. Të mbrosh një kompani që ka kryer një vepër penale nuk është etike e morale por  i del në krah korrupsionit. Sa i përket incineratorit të Fierit kemi një kompani fiktive, një zbatim të keq të kontratës dhe asnjë penalitet për zbatimin e kontratës. Ndërkohë që incineratori nuk e ka filluar akoma punën e tij. Dy kompanitë për dy incineratorët kanë fitimet më të mëdha. Si ka mundësi që një skemë piramidale, me kompani në pronësi të Gugalljes, Zotos e Mërtirit janë marrë pagesa nga fondet publike. Sot bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave me pagesat që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë.