Berisha: Basha në koalicion të pashpallur me PS, përfitoi nga LSI

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se i vetmi që ka përfituar nga koalicioni me LSI është Lulzim Basha.

Në fjalën e tij nga Lushnja u shpreh se ky i fundi është në koalicion të pashpallur me PS.

Sali Berisha: Basha nuk bën fushatë se e dinë se është aq i nxirë saqë nëse identifikohet kandidati i tij me Banon nuk votohet. Jo të gjithë kanë qartësinë tonë. Nëse ka njeri në Shqipëri që ka përfituar nga koalicioni me LSI është Lulzim Brava, nga ai koalicion u bë kryetar i Bashkisë Tiranë.

 Nëse përcaktojmë një objektiv ti në betejë për realizimin e tij do të krijosh frontin më të gjerë të mundshëm. LSI është opozitë, kurse Lulzim Brava është në koalicion të pashpallur me PS me Edi Ramën. Bashkoi votat për borxhin, asnjë opozitë në botë s’do ta bënte. Kjo ndodhi sepse ekziston marrëveshja e bashkëqeverisjes.