Glauk Olldashi: Jemi në pikën tonë më të ulët, por s'do munden ta fikin zjarrin në zemrat e demokratëve
Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD-së në Lushnje. I pranishëm ishte edhe djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi. Ai i bëri thirrje të gjithëve që të votojnë kandidatin e "shtëpisë së Lirisë" për zgjedhjet e 6 marsit Elton Bano dhe tha se askush nuk mund ta ndalë zjarrin në zemrat e demokratëve.
Olldashi: Kemi 9 vjet që lodhemi në këtë opozitë, 9 vjet që të paktën një herë jemi zhgënjyer të gjithë. Tani jemi kundër të gjithëve, kundër qeverisë, kundër oligarkëve, kundër kryetarit. Sot nuk është e vështirë te mendojmë që jemi në pikën tonë më të ulët. Po të gjithë këta bashkë nuk do munden kurrë ta fikin zjarrin që është në zemrat e çdo demokrati. Për Elton Banon besoj se nuk ka nevojë t'i bëjë lëvdata. Kam vetëm një mesazh që t'ia themi të gjithëve, dhe atyre që s'janë me ne, dhe atyre që janë socialistë. Elton Bano është kandidat i gjithë Lushnjes, është kandidat i të gjithëve.
