Sherri përfundon me të shtëna me armë në Vlorë, kapet autori i sapo dal nga burgu

Të shtëna me armë zjarri tek ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë.

Mësohet se një person i quajtur Ervis Dollani ka qëlluar në ajër. 

Deri më tani raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Qytetarët kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë për te shtëna me armë zjarri.

"Më datë 14.02.2022, rreth orës 18:45, në lagjen "24 Maji ", pranë "Ish fushës së Aviacionit", dyshohet se shtetasi E. D., ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Shtetasi E. D., u kap dhe po shoqërohet në ambientet e DVP Vlorë." - njofton policia. 

sipas dëshmive të para mësohet se ka qenë konflikt mes disa personave, ku autori i sapo dal nga burgu.

Ai ka pasur zënkë me persona të tjerë dhe ka goditur me pistoletë në ajër.

Ndërkohë që autori është kapur nga policia në moment.

Autori Ervis Dollani është me origjinë nga Berati, por është rritur në Vlorë.

Ai kishte dalë një muaj më parë nga burgu Autori ka qenë nën efektin e alkoolit.

Raportohen mbi pesë të shtëna në ajër me armë zjarri llojit pistoletë.

Vijon krehja e zonës për gjetjen e armës së zjarrit e provave të tjera.