Berisha nga Lushnja: Lulzim Brava betejën më të madhe e bënte kundër Këlliçit dhe të rinjve
Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Lushnja u shpreh se opozita asnjëherë nuk ka mbështutur rininë që sipas tij është e ardhmja e një vendi.
Berisha ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit e kishte betejën me Belind Këlliçin dhe të rinjtë.
Ndër të tjera ai tha se opozita ka qenë një ndër shkaqet që kanë dështuar protestat e studentëve.
Sali Berisha: Që një vend të ketë të ardhme duhet të ketë rini, që një vend të ketë të ardhme duhet të investojë shumë për formimin e rinisë. Ne kemi rini por nuk kemi të ardhme, sepse të rinjtë po ikin. Kjo ndodh sepse regjimi në këto 8 vite mbajti një qëndrim aspak miqësor ndaj jush. Hapëm Universitet në Dibër dheLushnje. Në vitin 2005 përdorimi i internetit në Shqipëri ishte 4.9% dhe në atë periudhë kur deklarove se do ta sjellim Shqipërinë në moshën digjitale gazetat u hapën me tituj tallës për Sali Berishën.
Korrupsioni shtyu qeverinë të përshtat ligje për qëndrime ndaja arsimit që ishin përjashtuese, ose mbyllje për shkollat larta. Lëvizja e studentëve dështoi për shkak të opozitës, sepse nuk u bë ndonjëherë zëdhënëse e rinisë. Betejën më të madhe Lulzim Brava e bënte kundër Këlliçit dhe të rinjve.
Basha mbajti një qëndrim intimidues ndaj të rinjve. për qeverinë largimi i tyre nga Shqipëria është edhe ngushëllimi i tyre më i madh.
