Berisha: Vettingu u përdor politikisht për gjah shtrigash, Rama do të ketë në kontroll drejtësinë

Me 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi miratoi me 10 shkurt 2022 ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të Komisioneve të vettingut.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Lushnja është shprehur se vettingu është përdorur politikisht. Në fjalën  e tij ai tha se vettingu po përdoret për “gjah shtrigash” ndërsa shtoi se Edi Rama përdori vettingun për të futur në kontroll të plotë drejtësinë.

Sali Berisha: Vettingu u përdor politikisht për gjah shtrigash, në të gjitha rastet, i dokumentuar. 3 gjykatësit e lartë në vend që të ishin të parët që ta afishonin, kanë pasuri të fshehura, ky e votoi. Dhe kthehet e thotë e ka votuar Saliu në vitin 2016. Unë s’kam votuar këtë vetting por Kushtetutën. Unë jam për vetting të të gjithë zyrtarëve. Por jo për një vetting që përdoret si gjah shtrigash, për një vetting që përdori Edi Rama për të futur në kontroll të plotë drejtësinë.