Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid, 6 viktima, 187 raste të reja dhe 111 pacientë në spitale

Gjashtë viktima dhe 187 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk kanë mundur t'i mbijetojnë Covid-19, një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Vlora 80 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 80-82 vjeç, një qytetare nga Durrësi 81 vjeç.

Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: 

Tiranë me 90 raste 21 në Berat, 15 në Durrës, 10 në Lushnje, 7 në Mallakastër, 5 në Sarandë, Peqin, 3 në Kamëz, Fier, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Poliçan, Gramsh, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mat, Tepelenë, Devoll, Skrapar.

Janë 7,980 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 974 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,091që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          187

Të shëruar në 24 orë       974

Të shtruar në spitale       111

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 2,102

Testime totale                1,714,529

Raste pozitive                 268,491

Raste të shëruara           257,091

Raste Aktive                    7,980

Humbje jete                     3,420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2602

Fier                 1115

Gjirokastër      703

Shkodër          648

Elbasan           633

Vlorë               627

Berat                559

Lezhë               364

Korçë               246

Durrës              237

Kukës               197

Dibër                49