Kandidati i "Shtëpisë së Lirisë" për Lushnjen: Fitorja hapi i parë drejt ndryshimit

Elton Bano, kandidati i "Shtëpisë së Lirisë" për Lushnjen në zgjedhjet e 6 marsit i premtoi qytetarëve se do të ndërtojë një bashki për qytetarët dhe në shërbim të tyre.

Bano: Fitorja e bashkisë së Lushnjes do të jetë hapi i parë i rëndësishëm për marrjen e kthesës së duhur, për hapjen e perspektivës dhe sinjalit të rëndësishëm të ndryshimit për gjithë shoqërinë. Unë ju garantoj se plotësimi i kërkesave tuaja dhe fokusi im primar si kryetar i bashkisë së Lushnjes, do të jeni pjesë esenciale e stafit tim për të ndërtuar një bashki për qytetarët.

I pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Berisha së bashku me ish- deputetin Belind Këlliçi, Klevis Balliun, Floriana Garon dhe djalin e të nderit Sokol Olldashi.