Balliu: Kandidati i “bravës” marrë nga FRD, ka marrë 300 vota në Lushnje, është inekzistent!
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu, në një intervistë për Ora News u shpreh se kandidati i "Shtëpisë së Lirisë" doli nga Primaret me votën e demokratëve dhe ka mbështetje të fortë në Lushnje.
Balliu: Kandidati jonë doli nga Primaret, kandidat i cili është votuar nga demokratët dhe si i tillë ka një mbështetje të fortë të çdo demokrati në zonën e Lushnjes. PS në Lushnje ka pasur per mision vetëm vjedhjen. Ndaj PS nuk ka asnjë shans për të fituar përballë kandidatit tonë.
Balliu tha se qytetarët janë të qartë se kush është kandidati që mund të zgjidhë problemet e tyre dhe ai kandidat sipas tij ështe Elton Bano.
Frika nga ndarja e votës me kandidatin e PD, Indrit Sefa, nuk ka, duke u shprehur se është inekzistent.
Balliu: Kandidatin e Bashës e njoh, por nuk ka mbështetje.Nuk ka pasur mbështetje as kur ka kandiduar me Bamir Topin në 2013 kur kërkonte largimin e PD nga pushteti, ka marrë nja 300 vota. Nuk janë fare në fushatë, janë inekzistentë. Janë pa asnjë mbështetje.
Po kaq qesharake e sheh fushatën në Lushnje edhe nga kampi i mazhorancës.
Balliu: Sot kur shoh Erion Braçen që del dhe flet se bujqësia, kjo apo jo dhe bën lojën e opozitarit si Lul Brava më vjen të qesh. Ai ka qenë zëvendëskryeministër, t'i kishte zgjidhur, por tallen tani me fermerët. Qytetarët e Lushnjes i kanë kuptuar këto lojëra dhe mezi presin datën 6 mars.
Balliu theksoi se Rama ka bërë gjithcka për të penguar kandidimin e kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë.
Balliu: Elton Bano kandidon nën koalicionin "Shtëpia e Lirisë." Rama ka bërë gjithçka për të ndaluar kandidimin e personave që kandidojnë nën siglën e koalicionit Shtëpia e Lirisë sepse ai e di qe janë opozitarë të vërtetë.
