KQZ cakton renditjen e partive në fletën e votimit për 6 marsin
Në KQZ është hedhur shorti për radhitjen e subjekteve në fletët e votimit për zgjedhejet e pjesshmë lokale.
Në bashkitë Shkodër, dhe Lushnjë do të jetë i pari kandidat në fletën e votimit kandidati i Partisë Socialiste, në Dibër Vorë dhe Durrës do të jetë ai i koalicionit Shtëpi e Lirisë, ndërsa Partia demokratike do të jetë në krye të fletës së votimit në Bashkinë e Rrogozhinës
Në rendin e ditës në mbledhjen e KQZ u rrëzua kërkesa e paraqitur nga Partia Lëvizja e Re për të regjistruar Jonid Nanon si kandidat për kryetar bashkie në Durrës.
Kjo për shkak se ky subjekt nuk ka asnjë mandat në këshillin bashkiak. Partia Lëvizja e re do të kandidoj vetëm në bashkinë Dibër.
Në bazë të kësaj renditje KQZ do të printohen edhe fletët e votimit.
Në renditjen e fletës së votimit në Shkodër renditja është:
1- Partia Socialiste
2- Koalicioni "Shtëpia e Lirisë"
3- Partia Demokratike
Në renditjen e fletës së votimit në Dibër renditja është:
1- Koalicioni "Shtëpia e Lirisë"
2- Partia Demokratike
3- Partia Socialiste
4- Lëvizja e re
Në renditjen e fletës së votimit në Durrës renditja është:
1-Koalicioni "Shtëpia e Lirisë"
2-Partia Socialiste
3-Partia Demokratike
Në renditjen e fletës së votimit në Vorë renditja është:
1- Partia Socialiste
2- Koalicioni "Shtëpia e Lirisë"
3- Partia Demokratike
Në renditjen e fletës së votimit në Rrogozhinë renditja është:
1 -Partia Demokratike
2- Partia Socialiste
3- Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë'
Në renditjen e fletës së votimit në Lushnje renditja është:
1- Partia Socialiste
2- Partia Demokratike
3- Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë