Kanosi me sende të forta bashkëshorten, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Një 31-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë për kanosje të gruas së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. N, banues në Zhupan, pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.