Vlorë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, plagosen 3 gra
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2022, 12:54
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 11:25 në aksin rrugor Vlorë – Selenicë, në vendin e quajtur “Bishti Malit.”
Policia bën me dije se një automjet tip "Benz", me drejtuese shtetasen E. H., ka dalë nga rruga.
Në foton e siguruar nga Ora News shihet se makina është kthyer përmbys në kanal.
Si pasojë e aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeret, shtetaset L. Th., dhe K. Ç., të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
