Lojëra fati të paligjshme në lokal, 1 i arrestuar në Vlorë dhe 1 në kërkim. Sekuestrohen 7 kompjutera

Policia e Vlorës ka goditur 2 raste të  zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Një person është arrestuar, 2 janë vënë nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas bluve gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u bë arrestimi i Olsi H.,  30 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi Xhimi Ll., 38 vjeç, (pronar i lokalit).

"Në ambientet e  lokalit të shtetasit Xhimi Ll,  u gjetën e sekuestruan 7 njësi kompjuterike, 2 USB, 1 printer dhe 1 aparat celular,  të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, inforom policia.

Nën hetim u vu shtetasi  J. D.,55 vjeç, pasi u konstatua duke luajtur lojra fati, në një nga kompjuterat.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve u procedua penalisht  shtetasit G. Ç., 32 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Partizani” Vlorë, i është gjetur dhe sekuestruar një aparat telefoni celular, që e përdorte  për lojra fati të paligjshme (baste sportive).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.