Reforma territoriale, PD nuk humb kohë, javën e ardhshnme ngrihet grupi i ekspertëve që do angazhohet në Komision

Pas miratimit nga Kuvendi të ngritjes së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Partia Demokratike është vënë në lëvizje.

Duke nisur nga java e ardhshme, PD do të ngrejë një grup ekspertësh të cilët do të angazhohen në komisionin për reformën territoriale.

Sekretari për Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor i Partisë demokratike, Roland Bejko, në një deklaratë për mediat tha se ndarja territoriale në fuqi synoi simetri në ndarje të territorit, por prodhoi asimetri demokrafike.

Ai evidentoi faktin se kryeministri Rama ka ndarë afërsisht dy të tretat e bashkive sipas interesit të tij elektoral dhe politik.

Bejko: Synoi simetri në ndarjen  e territorit. Por, prodhoi asimetri demografike, ekonomike me kufijtë e bashkive. Në Veri amalgamim, në Jug fragmentarizim (Gati dy të tretat e bashkive janë ndarë sipas interesit elektoral dhe politik të Kryeministrit Rama dhe partisë së tij.)  U shkelën detyrimet kushtetuese dhe kriteri i popullsisë minimale, kriteri gjeo-kulturor, traditat historike administrative te zonave.