Kombinati mes inerteve që la pas tërmeti i vitit 2019 dhe plehrave, bashkia Tiranë asnjë masë
Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 dhe pas shembjes së banesave të dëmtuara bashkia e Tiranës ende nuk ka marrë asnjë masë për heqjen e inerteve në zonë. Madje veç rrënojave zona është e mbushur edhe me plehra, ndërsa reagimi i institucioneve është shqetësues për banorët.
Rrënojat në Kombinat janë ende prezente për tu kujtuar banorëve tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit.
Kombinati ishte një nga zonat më të goditura të Tiranës nga tërmeti i nëntorit të 2019.
Edhe pse u shemben shumë pallate që shpallën si të pabanueshme askush nuk është kujdesur të pastrojë zonën.
Askush nuk i ka hequr rrënojat e krahas tyre vendi është dhe me plehra a thua se zona është e pabanuar.
Rreth zonës ka pallate që jetojnë shumë familje, por as kjo nuk e ka shtyrë bashkinë që të pastrojë zonën nga rrënojat apo plehrat që i japin zonës një aromë aspak të këndshme.
Bashkia e Tiranës prej kohësh ka përfunduar prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kombinatit, ndërsa shumë familje ende janë të pasigurt për të ardhmen e tyre.





