"Mos u bëj shoku Xhemal", Berisha shkakton të qeshura në Shkodër me mesazhin për kandidatin e Bashës

Duke i njohur kontributet si demokrat, ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli një mesazh kandidatit të Lulzim Bashës për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

Nisur nga skeçi i famshëm i estradës së Shkodrës,  Berisha i bëri thirrje që të mos bëhet shoku Xhemal por të lërë fushatën dhe të bëjë pushime deri në mbyllje të zgjedhjeve të pjesshme.

Berisha: Për Xhemalin e kam një fjalë: Xhemal ti ishte njëri midis nesh, nuk mohoj asgjë. Po të doje merrje pjesë në primare dhe të garantoj se do kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë. Zgjodhe atë që nuk të takonte kurrë, të përfaqësosh atë që shkelmon çdo ditë mbi veten e tij Lul Bravën. I nderuar zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal. Kaq kam për ty unë. Lërë këtë fushatë, bëj ca ditë pushim dhe hajde kur të mbarojmë fushatën të takohemi përsëri se gabime bëjmë të gjithë.

"Mos u bëj shoku Xhemal", Berisha shkakton të qeshura

"Mos u bëj shoku Xhemal", Berisha shkakton të qeshura

"Mos u bëj shoku Xhemal", Berisha shkakton të qeshura