Klevis Balliu: PS s'ka shans në Lushnje përballë Elton Banos. Vjedhet me bekimin e Taulant Ballës

Në zgjedhjet e 6 marsit, Klevi Balliu anëtari i komisionit të Rithemelimit mbështet kandidaturën e Elton Banos për kryetar bashkie në Lushnje.

Në një intervistë për Ora News, Balliu thotë se  Elton Bano ilaçi i virusit të vjedhjeve të PS në Bashkinë e Lushnjes.

Klevis Balliu: “Këtu kanë 15 vite socialistët që sundojnë me vjedhje e arrogancë duke mos i dëgjuar qytetarët dhe shërbyer pushtetarët. Faktet tregojnë që PS në bashkinë e Lushnjes ka pasur kohezion vetëm vjedhjen e kur shohim Taulant Ballën që kërkon votë për të vijuar vjedhjen është turp i vërtetë.

PS nuk ka asnjë shans për të fituar përballë kandidatit Elton Bano”

Sa i takon kandidates socialiste Eriselda Sefa Balla thotë se ka qenë pjesë e vjedhjes që ka kryer bashkia në kurriz të qytetarëve me bekimin e Taulant Ballës.

Klevis Balliu: “Këtu është arrestuar një dhe janë nën hetim nga SPAK. Vetë kandidatja që është sot ka qenë pjesë e administratës që ka vjedhur ka qenë nënkryetare dhe ajo ka firmosur. Të jeni të bindur se të gjithë këto vjedhje bëheshin me bekimin e kupolës së PS-së, ku përfshihej Taulant Balla. Ai ka qenë pjesë e emërimeve të këtyre njerëzve e individëve që kanë vjedhur qytetarët e Lushnjës. Prandaj është dërguar që të mbajë klanin e vjedhjes”

Balliu akuzon bashkinë se ka braktisur qytetetarët dhe fermerët.

Klevis Balliu: Bashkia nuk ka bërë ndonjë projekt dhe asnjë plan, të gjithë rrugët janë të shkatërruara. Nuk i është dhënë asnjë fond tokave të prekura nga shkaqet natyrore, u është rritur çmimi i ujit dhe taksat por shërbimet nuk ka. Përpos të gjithëve bashkia e Lushnjes u ka mbyllur derën çdo qytetari. Nuk ka bërë absolutisht asgjë qytetarëve.”

Balliu thotë se ilaçi për të luftuar virusin është Elton Bano.