"Ke kohë të mendohesh!" Berisha 'kursen' Majlinda Angonin: Gabim i madh që përfaqëson Ramën
Në prezantimin e kandidatit të koalicionit "Shtëpia e Lirisë" për bashkinë e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha u tregua i kursyer në komentet ndaj rivales së Bardh Spahisë nga Partia Socialiste Majlinda Angoni.
Berisha preferoi të mos merret me zonjën Angoni, por i tërhoqi vëmendjen se zgjedhur të përfaqësojë njeriun e gabuar në zgjedhjet e 6 marsit.
Ndaj ai i bëri thirrje që ta mendojë mirë kandidimin.
Berisha: Garon këtu dhe partia e Edi Ramës. Nuk kam ndonjë fjalë personale për shoqen Angoni por dua ti them se ke bërë gabimin më të madh të përfaqësosh Edi Ramën në këtë bashki të mrekullueshme. Nuk të takonte as si Juban dhe as si Angon të përfaqësosh një njeri që nuk ka asnjë vlerë, një njeri që e urren Shkodrën, një njeri që e po e zbraz Shkodrën dhe Shqipërinë nga rinia, po e thellon varfërinë, një njeri që grabit me klikën e tij çdo ditë qytetarët shqiptarë. Ke kohë të mendohesh.






