Ishin shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohen 2 të rinjtë në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2022, 11:15
Dy të rinj nga Elbasani të shpallu në kërkim kombëtar për veprën penale "vjedhja" janë arrestuar nga policia.
Sipas bluve u bë arrestimi në flagrancë i Xh. M., 21 vjeç, banues në lagjen Syrja Dylgjeri, Elbasan dhe N. H., 23 vjeç, banues në lagjen 5 Maji, Elbasan.
Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, i ka dënuar këta shtetas me 6 muaj burg për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga Kodi Penal.