Berisha thirrje demokratëve: Mos gaboni të votoni Saraçin e Bravës, tund logon e marrë me dhunë nga Rama
Nga Rrogozhina, ku lideri historik i demokratëve, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit "Shtëpia e Lirisë" Hekuran Xhani dhe hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Gjatë fjalës së tij Berisha bëri thirrje që demokratët të mos votojnë kandidatin e Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçin pasi sipas tij ai përfaqëson vulën e PD të marrë me dhunë nga policët e Edi Ramës.
Sali Berisha: Votë për Edi Ramën do të thotë sistem patronazhistësh, përdorim fondesh publike për të blerë votën, angazhim i bandave të krimit dhe drogës për të blerë votat. Por cila është vota e lirë për Lulzim Bravën? Më duhet të them edhe për shtojcën e tij Ferdinand Saraçi. Vota e tyre është 1958 vota janë 5004 vota, turpi e faqja e zezë në historinë e lirisë së Shqipërisë.
A nuk është kjo një fyerje për çdo demokrat e demokrate të Rrogozhinës e Shqipërisë? A nuk është kjo një fyerje për qindra mijëra mbështetës që votuar PD? A nuk është një fyerje e rëndë për çdo shqiptar që i beson votës së lirë? Ferdinandi është krejtësisht kopje e Lulzim Bravës.
Lulzim Brava duke e ditur se është i nxirë para çdo shqiptari nuk shkon t'i paraqesë kandidatët e tij, nuk del vetë, vetëm e vetëm, që qytetarët të mos kujtojnë se janë kandidatë të Lulzim Bravës, por janë të logos që ka rrëmbyer me policët e Edi Ramës. Ndaj dhe i bëj thirrje mençurisë tuaj; mos gaboni të votoni për Ferdinand Saraçin se tund logon e marrë me dhunë nga Edi Rama. Logo e fitores është "Shtëpia e Lirisë."
Ai bëri një paralelizëm se çfarë është vota e lirë ëpr Edi Ramën dhe Lulzim Bashën
Berisha ftoi të gjithë qytetarët e Rrogozhinës të bashkohen me votën e lirë. Sipas tij Basha mashtroi për 8 vite se do bënte primaret dhe nuk i bëri kurrë.
Sali Berisha: Mos humbisni votën tuaj për përfaqësuesit e Lulzim Bravës. Ai që do vijë të prezantojë Saraçin pyeteni për aferat e mëdha korruptive të Lulzim Bravës. Kur je peng t'i japin recetat që në mëngjes se si do të sillesh dhe çfarë poshtërsie do të bësh. Se sa të flasë për të ardhmen ai që vetëm humbet, flet dhe deklaron se Berisha po ndihmon Ramën, paçka se me bisht ndër shalë ulet dhe voton Ramën, voton vetingun të cilin e kishte quajtur aktin më mafioz kombëtar dhe ndërkombëtar.
Berisha deklaroi Basha do të arrestohet nga prokuroria belge lidhur me çështjen e pastrimit të parave atë që njihet ndryshe si dosja “Toyota Yaris”.
Sali Berisha: Kur doli pas dy orë hetimi, në të cilën i thanë dy gjëra, e para u tha ky gënjen nën betim. Po i pabesi besë nuk ka. Problemi është se në drejtësi dënohesh, në drejtësi po gënjeve nën betim i ke hekurat e sigurta. E dyta, i thanë "merr ndonjë avokat se do t'i kesh ditët e vështira." Doli dhe tha se "kam besim të madhe në njerëz të ndershëm të BKH dhe SPAK që kanë juridiksion të trajtojnë probleme." I thoshte palës belge që "ju nuk keni juridiksion të më hetoni mua." Po i them këtu që ata kanë juridiksion jo të të hetojnë, por të të marrin dhe të çojnë në Bruksel sepse ka një Konventë Evropiane në të cilën Shqipëria është palë dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike që kërkojnë autoritetet e vendeve.
