149 milionë lekë të çuara dëm/ Në 2017 rruga “Mis Durhan” në Vlorë u rehabilitua, sot e amortizuar
Në 2017 Bashkia e Vlorës përmes një fondi prej 194 milionë lekësh rehabilitoi disa rrugë të qytetit. Por sot rrugët janë bërë përsëri për asfaltim, pasi punimet e dobëta i kanë nxjerrë ato pothuajse jashtë funksionit.
Më 4 Korrik të 2017 kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, deklaroi përfundimin e rehabilitimit total të rrugës “Mis Durhan” si segment që bashkon disa blloqe banimi mes tyre lagjen Çole dhe Kume.
Vlera e projektit në fjalë shkonte ne 149 milion lekë ku parashikohej rehabilitimi i disa rrugëve.
Me krenari aso kohe Leli deklaronte se në rrugën "Mis Durhan" ka përfunduar dhe rehabilitimi total i kanalizimeve, por dy vite e gjysmë pas këtij investimi kjo është pamja e segmentit.
Banoret shprehen se rruga është gërryer tre muaj më parë dhe është lënë në një gjendje të tillë.
"Kjo rrugë që kaloj unë është rrugë mos qoftë fare."
"Shiko me sy e plas me zemër."
"Që në fillim të dhjetorit deri tani nuk po e rregullojnë."
"Kjo rrugë ka pasur shumë probleme ndër vite, tubacionet e ujërave janë të kalbura."
Të shqetësuar ata shprehen se gjatë mbrëmjes situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të mungesës së ndriçimit.
"Mjerë ne që jetojmë këtu. Lum për Shqipërinë, [por mjerë ne për shtetarët që kemi."
"Bëhen aksidente qoftë me motor, qoftë këmbësorë."
Burime nga bashkia Vlorë shprehen se për shkak të dëmtimit të rrugës është siguruar një tjetër fond për riasfaltim te saj.


