Korçë/ Aksident me vdekje në Maliq, humb jetën këmbësori

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Pocestë në Korçë.

Burime për Ora News, bëjnë se një mjeti ka përplasur këmbësorin Petraq Premti 60 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se viktima sapo kishte dalë nga lokali dhe po kalonte rrugën në momentin që ka ndodhur aksidenti.

Mjeti me drejtues S.K 25 vjeç, e ka goditur të moshuarin në ajër e më pas e ka marrë zvarrë 100 metër.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa është arrestuar shoferi i aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.02.2022, rreth orës 18:20, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip "Nissan", me drejtues shtetasin S. K., rreth 25 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, ka aksidentuar këmbësorin P. P., rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.