Aksidenti në Maliq, viktima sapo kishte dalë nga lokali, makina e tërhoqi 100 metra zvarrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2022, 18:48
Petraq Premti, i cili ka humbur jetën pasditen e sotme në Maliq të Korçës, mësohet se sapo kishte dalë nga lokali në momentin që ka ndodhur aksidenti.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se viktima është goditur nga makina teksa po kalonte rrugën.
Mjeti me drejtues S.K e ka goditur të moshuarin në ajër e më pas e ka marrë zvarrë 100 metër.
Policia ndodhet në vendngjarje për rrethanat e aksidentit, ndërkohë që është arrestuar drejtuesi i mjetit.
