Rastësi?! Pse prokurorët belgë erdhën në Tiranë në ditën kur po votohet për zgjatjen e vettingut?
Lulzim Basha ka mbërritur në SPAK për të dëshmuar, për dosjen e 'Toyota Yaris'.
Prej 2 ditësh, 7 zyrtarë belgë, 4 prokurorë dhe 3 oficerë të policisë, ndodhen në vendin tonë, për dosjen e 3.4 mln € në 'Toyota Yaris'.
Në lidhje me këtë gazetari Basir Çollaku, në një lidhje të drejtëpërdrejt për RTV Ora, është shprehur se është interesant fakti që zyrtarët belgë kanë mbërritur në Tiranë, pikërisht në ditën kur po votohet për zgjatjen e vettingut.
Ndër të tjera ai tha se prokurorët belgë do merren me këtë çështje pa u ndikuar askush.
Basir Çollaku: Është një çështje e nisur që prej 4 vitesh. Ecuria është e njohur. Ka një deklarim të Bashës në korrik të vitit 2019, në kuadër të një letër porosie të mbërritur nga Belgjika. Prokurorët belgë kanë arritur disa herë në Tiranë për të marrë një dëshmi më të detajuar sipas asaj që ato pretendonin dhe informacioneve që ka. Refuzimet e herëpashershme kanë sjellë edhe këmbënguljen e prokurorëve belgë, të cilët personat që i janë pjesë të një dosje i konsideron të barabartë para ligji, pa një peshë ndikuese, kushdo qofshin ato.
Ajo që më befason është fakti që ato vijnë në ditën kur në Parlament votohet dhe vetting është një mbivendosje interesante. 7 zyrtarët të drejtësisë belge kanë mbërritur sërish pranë Prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorisë së Posaçme. Ata kërkojnë të kenë dëshmi të dytë nga personi që di në lidhje me ngjarje apo detaje të tjera që janë sekret hetimor, të zbardhur çështjen.
Ndër të tjera ai tha se për dosjen 'Toyota Yaris', janë akuzuar emra të politikës dhe çështja është delikate pasi bëhet fjalë për pastrim parash.
Basir Çollaku: Emrat e akuzuar janë emra të Parlamentit, janë emra të politikës, dhe çështja është për pastrim parash, janë vepra të rënda penale.
Paratë në Shqipëri pastrohen nëpërmjet ndërtimeve, por edhe nëpërmjet kompanive ofshore.
Intervisoi Sebastian Zonja
