Demokrati ngatërrohet, thotë emrin e Lulzim Bashës si kandidat të Berishës në Vorë
Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një takim në bashkinë e Vorës ku po prezanton kandidatin e Shtëpisë së Lirisë për 6 marsin.
Ndërkohë, folësi i parë në këtë takim ka ngatërruar emrin e kandidatit të Berishës, Lulzim Vrana duke e quajtur Lulzim Basha.
Në një moment të fjalimit të tij ai tha emrin e Lulzim Bashës si kandidat, por e kuptoi menjëherë lapsusin për shkak të afërsisë së emrit me Lulzim Vranën.
“Për mua është një emocion i madh. Sot për ne është një ditë historike. Ne na ka kllaposur një situatë e vështira, prandaj këtu duhet të fillojë ndryshimi. Me nismën e opozitës së bashkuar ne do të fitojmë patjetër bashkitë dhe qytetarëve tanë do t’u kthejmë dinjitetin.
Ju përgëzoj dhe të gjithë në 6 mars. Të nxjerrim kandidatin tonë, Lulzim Basha... zotin Lulzim Sefer Vrana, kryetarin e bashkisë Vorë.”

