“Toyota Yaris” Berisha: Vetëm prokurorët belgë e dinë rolin e Bashës, votoi nga frika e shkoi në SPAK
Nga Vora ku ishte së bashku me kandidatin e Shtëpisë së Lirisë në 6 mars, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se sot Lulzim Basha bashkoi votat me Edi Ramën.
Si theksoi se Engjëll Agaçit, i doli dosja me gjeneral Lisin me të cilin ka afera shumë të mëdha së bashku me Ramën.
Po ashtu, Berisha shtoi se në Tiranë zbarkuan prokurorët belgë, ndërsa theksoi se votimi i shtyrjes së organeve të Vettingut u bë qëllimisht para se Basha të shkonte në prokurori.
Berisha: Sot Lulzim Brava bashkoi votat me Edi Ramën. Ata që po punojnë kundër jush, edhe ata sot të dy e kishin ditë të zezë. Sekretarit të përgjithshëm të mafies në Shqipëri, Engjëll Agaçit, i doli dosja me gjeneral Lisin me të cilin ka afera shumë të mëdha së bashku me Ramën. Anti-mafia italiane po ndihmon edhe vendin tonë ku shtrihet mafia.
Po sot, kanë zbarkuar prokurorët belgë. Kjo pasi Lulzim Brava në Kuvend doli e tha se do të vijnë të shtunën 5 milionë euro me Toyota Yaris. I njoftoi dhe askush nuk e merr vesh përpos prokurorisë Belge, se cili është roli i Bashën në këtë organizatë kriminale. Morën e bënë votimit para se nisej në prokurori, se kishte frikë se mos u thoshte deputetëve mos votoni po të shkonte në prokurori.
