Diskriminimi i veriut, Berisha: Rama nuk ka bërë gjë as në jug, Vlora dhe Shkodra me largimet më të mëdha
Teksa prezantoi kandidatin për kryebashkiak në Vorë, ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama për boshatisje të vendit.
Sipas tij politikat anti-sociale të Ramës kanë detyruar qytetarët nga veriu në jug të largohen jashtë.
Edhe pse e akuzon për diskriminim të veriut që nuk i dhanë votën, Berisha thotë se po aq e rëndë është situata edhe në jug.
Berisha: Çfarë ndodh këto vite në bashkinë tuaj, përveçse nuk ka investime, rritjes së madhe të varfërisë, rritjes së çmimeve njëlloj si në gjithë Shqipërinë, largimit masiv të të rinjve, këtu u shkatërrua dhe administrata. Administrata e përparme u zëvendësua me një administratë që nuk shikon gjë tjetër vetëm si tu vjedhë dhe vjelë ju, si të presë gjoba për shërbimet që është e detyruar me ligj ti kryejë.
Në 2013 bëmë një verifikim në mbarë vendin të njerëzve në nevojë, nga 120 mijë familje do shkonim në 160 mijë dhe do rrisnim ndihmën ekonomike. Edi Rama brenda 2 muajve që erdhi në pushtet u hoqi ndihmën ekonomike 20 mijë familjeve në zonat e veriut vetëm se nuk e votuan dhe mirë ja bënë. Flas shpesh për diferencat që ai bën por mos mendoni ju se ai ka bërë ndonjë gjë në jug, përkundrazi jugu është dhimbja më e madhe sot për ne sepse është boshatisja më e madhe e Shqipërisë.
Kudo po boshatisemi por në mënyë të veçantë në jug largimet janë shumë të dhimbshme dhe shumë të frikshme sepse erdhi në pushtet duke treguar hekurat si Mehmet Shehu, e kuptoi që qeverisja është të trembesh qytetarët por nuk është qeverisje demokratike ajo. Hoqi ndihmën ekonomike dhe në jug dhe ata detyrohen të largohen nga Shqipëria. Janë larguar nga të gjitha trevat por Shkodra dhe Vlora kanë largimet më të mëdha. Nuk llogaritet Gjirokastra që është rrethi më i pakësuar, falë politikës antishqiptare të Edi Ramës.
Kanë ndodhur të gjitha rrokullisje, drejt Europës nuk ecën, mbetëm vendnumëro. Në vend që lidhemi me Brukselin u lidhëm me Beogradin, të gjithë këto në funksion të pushtetit të Edi Ramës.

