Shembjet te “5 Maji”, Musai: Banorët marrin vetëm 150 mijë lekë të vjetra bonus qiraje. Ja plani i Bashkisë

Forcat e Inspektoratit të Territorit dhe forcat e policisë Shqiponja, zbarkuan edhe ditën e sotme në lagjen “5 Maji” për të shembur shtëpitë. Situata në këtë zonë u shoqërua me tensione, ku  Përveç banorëve, forcat e policisë kanë larguar me forcë gazetaren e Ora Neës, Sonila Musai e cila ishte duke raportuar live ngjarjen.

Në lidhje me këtë aktivistja Doriana Musai, në një  intervistë për RTV Ora  është shprehur se skenat e policisë janë të përsëritura

Doriana Musai: Përdorimi i policisë është parë si pjesë e gjithë procesit të rindërtimit të qytetit jo vetëm në zonën e 5 majit. Skenat janë të përsëritura.

Ajo tha se në projektin e ka planifikuar bashkia përfshihen 30 hektarë tokë ku do të bëhen ndërtesa nga dy deri në 33  kate.

Doriana Musai: Janë 30 hektarë që përfshin disa qindra objekte, janë 800 numra pasurie që do ndërtohen. Janë objekte nga dy deri në 33 kate. Nuk ka një funksion specifik. Përcaktojnë vetëm numrin e kateve.

Ajo tha se banorët do të marrin vetëm metrat e shtëpisë që iu është prishur, pavarësisht  dokumenteve që posedojnë, ndërsa shton se vetë pronari i shtëpisë duhet të hyjë investitor së bashku me bashkinë.

Doriana Musai: Projekti është me financimin  e bashkisë. Banorëve u është premtuar të marrin në metra vetëm atë çka posedojnë, pavarësisht nëse kanë dokument të ligjshëm pronësor ose jo. Edhe sikur të ketë vetëm 200 metra ndërtim do të duhet të hyjë bashkë investitor.  Bashkia ka përcaktuar një skemë, hapi parë është se shtëpia do të prishet, pasi të prishet shtëpia i kërkohet banorit që të aplikojë, që të marrë  bonus qiraje te Bashkia. Bashkia punon në dimensione të ndryshme.

Ndër të tjera tha se banorët të cilëve u shembet shtëpia, përfitojnë vetëm 150 mijë lekë të vjetra bonus qiraje.

Doriana Musai: Të gjithë banorët përfitojnë vetëm atë quhet bonus qiraje, që mesa di unë është 150 mijë lekë të vjetra. Në Tiranë është e pamundur që të gjesh në Tiranë me një çmim të tillë.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti Anila Kolgjini.