Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas, në pranga 28-vjeçari në Dibër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 16:38
Një 28-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi ka ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 21 vjeçare.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Xh. R
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. R., 28 vjeç, banues në Klos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 21 vjeçare.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.
