Reshje bore dhe në Qafë Thanë, drejtuesit e mjeteve apelohen të bëjnë kujdes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2022, 22:07
Orët e mbrëmjes sollën nisjen e reshjeve të borës në Qafë Thanë.
Po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin dhe zgjerimin e rrugës. Deri tani qarkullimi kryhet pa probleme.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje në këtë aks, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

